Organizatëa Botërore te Shëndetësisë̈ ka dhuruar 238 oksigjeno-koncentratorë shtetit të Kosovës.
Këta 238 oksigjeno-koncentratorë i janë dhuruar Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditru ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes Facebook-ut.
“Do të rris kapacitetet diagnostikuese për SARS-Cov-2, përkatësisht për testime për Covid-19. Gjatë kësaj kohe, OBSH na ka mbështetur edhe në zbatimin e Planit Strategjik të Komunikimit për Covid-19”, ka shkruar Zemaj./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Edhe 238 oksigjeno-koncentratorë, donacion i Organizatës Botërore të Shëndetësisë/OBSh-së iu dhuruan Qendrës Klinike Universitare të Kosovës/QKUK. Kjo është një ndihmë shumë e çmuar në këtë kohë të pandemisë. OBSH gjithnjë na ka ndihmuar dhe është një krah mbështetës, pa të cilin do ta kishim shumë të vështirë. Aktualisht, përmes OBSH dhe partnerëve të tjerë po përpiqemi të futemi në radhë që të sigurojmë vaksinës kundër Covid-19 (në rast se aprovohet për përdorim). Po ashtu OBSH do të sjell në Kosovë edhe aparate për teste RT-PCR, me të cilat Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës/IKSHPK do të shtojë edhe ndërrimin e tretë të testimeve. Do të rris kapacitetet diagnostikuese për SARS-Cov-2, përkatësisht për testime për Covid-19. Gjatë kësaj kohe, OBSH na ka mbështetur edhe në zbatimin e Planit Strategjik të Komunikimit për Covid-19.
Faleminderit OBSH! Së bashku do të ja dalim!
Vendosni maska!
Mbani higjienën!
Ruajeni distancën sociale dhe fizike!
#QeveriaHoti
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia