Nga 13 marsi kur ishin paraqitur dy rastet e para të prekura me pandeminë globale Covid-19 e deri më 26 mars, për vepra të ndryshme penale Policia e Kosovës ka arrestuar 234 persona.
Zyra për informim e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga 13 marsi e deri më 22 mars, janë arrestuar 168 persona.
Ndërsa, në bazë të raporteve të Policisë së Kosovës, më 23, 24, 25 dhe 26 mars 2020, janë arrestuar edhe 66 persona të tjerë, që i bie se në total, nga paraqitja e koronavirusit janë arrestuar 234 persona.
Sipas përgjigjes së Policisë së Kosovës, ata janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.
Në bazë të raporteve të monitorimit dhe raportimit të “Betimi për Drejtësi”, rezulton se arrestimet më të shpeshta bëhen për shkak të mosrespektimit të vendimit të qeverisë për mbylljen e bizneseve.
Zyra për informim e Policisë së Kosovës po ashtu ka thënë se, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e virusit Covid-19, ka hartuar planin operativ policor të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”.
“Policia e Kosovës është pjesë e komisionit shtetëror për menaxhim dhe parandalim të koronavirus, dhe të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme janë ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, konform edhe angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim. Urdhri operativ i PK-së, ka për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetent për luftimin, preventimin e rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe përballjen me situatat të këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohë”, thuhet në përgjigjën e Policisë së Kosovës.
Sipas kësaj përgjigje të Policisë së Kosovës, pjesë e planit të tyre është edhe mbështetja në aspektin e sigurisë së agjencive dhe institucioneve shëndetësore dhe emergjente, ngritja e vigjilencës policore, për reagime të sigurta dhe efikase gjithmonë duke ndërmarrë masat për siguri personale dhe siguri të qytetarëve.
Mirëpo, Policia e Kosovës thotë se përpos masave që ajo ka marrë në planin operativ kundër koronavirusit, ajo është duke bërë patrullime dhe plane konkrete plane konkrete me qellim te ruajtjes se rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e veprimtarive kriminale.
Ndryshe, zyra në fjalë ka bërë të ditur se gjatë tërë muajit janar, për vepra të ndryshme penale, ishin arrestuar 822 persona, ndërsa në muajin shkurt 865 persona. /BetimipërDrejtësi
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...