Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në 23 vjetorin e themelimit të degës në Ferizaj, ka takuar strukturat e partisë që ai drejton në këtë komunë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj me këtë rast ka falënderuar strukturat e AAK-së në Ferizaj për kontributin e dhënë përgjatë gjithë këtyre viteve.
“Në shënim të 23-vjetorit të krijimit të degës së AAK-së në Ferizaj, takova strukturat tona, asamblistët dhe drejtorët e Aleancës në këtë komunë. Rast i mirë që gjithashtu të falënderoj secilin për kontributin e dhënë në zhvillimin e Aleancës ndër vite, në veçanti kryetarët e dikurshëm që kanë udhëhequr degën”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se AAK në këtë komunë në bazë të fuqisë që ka në bashkëqeverisje, ka sjellur suksese të dukshme.
“Nën udhëheqjen e kryetarit, z. Xhavit Zariqi, dhe falë strukturave aktuale, Aleanca në Ferizaj është e konsoliduar dhe ka krijuar një bazë të qëndrueshme. Në bazë të fuqisë që ka në qeverisjen komunale Aleanca i ka sjellur Ferizajit të arritura dhe suksese të dukshme. Mbetemi të vendosur që të mos ndalemi me punë!”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...