Google ADS

23 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës, LDK bën homazhe te varri i tij

13:47 | 23 Nëntor 2023
K.B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë varrit të Xhemail Mustafës, në 23 vjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku, veprimtarin Mustafa e cilësoi ikonë të lëvizjes politike të viteve të 90-ta.

‘’Xhemail Mustafa ishte pijetar i shumë proceseve në kohët më të vështira të Kosovës, mik i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova e këshilltar politik, atdhetar, profil shumë dimensional i shkrimtarit, publicistit e gazetarit. Roli e po ashtu edhe kontributi i tij në rrugën për liri dhe pavarësi është i paharrueshëm për LDK-në dhe historinë e Kosovës. Vrasja e Xhemail Mustafës vazhdon të mbetet ende goditje e rëndë për familjen, Lidhjen Demokratike dhe demokracinë e Kosovës”, ka theksuar Abdixhiku.

Në njoftimin për media të LDK-së rreth homazhve të sotme, thuhet se ky subjekt nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari zbardhjen e vrasjes së Xhemail Mustafës, por edhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për jetën dhe veprën e Xhemail Mustafës!”

Ndërsa sot për të nderuar Mustafën, deputetët e Kuvendit të Kosovës para nisjes së seancës plenare mbajtën 1 minutë heshtje.

Xhemajl Mustafa është vrarë më 23 nëntor të vitit 2000 në Prishtinë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme