24 marsi i vitit 1999 shënon fillimin e bombardimeve të NATO-s kundër policisë dhe ushtrisë serbe.
19:45 shënonte ora kur filluan të bien bombat e para të Aleancës Veriatlantike.
Ato kishin për qëllim që njëherë e përgjithmonë të ndalej gjenocidi i Serbisë mbi popullsinë civile.
Urdhri për fillimin e bombardimeve u dha nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Një natë para ai mbajti një fjalim para popullit amerikan.
“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”-kishte thënë Clinton.
Bombardimet e NATO-s mbaruan pas 78 ditësh, kur më 9 qershor u arrit “Marrëveshja e Kumanovës”, që njihet ndryshe edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviq dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë tërheqjen nga Kosova./arbresh.info/
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...