Të premten, në Wielenbach (Bavari, Gjermani) një punëtor i ri, 23 vjeçar me prejardhje nga Kosova ka rënë nga skelet e kantierit ku punonte me ç `rast ka pësuar lëndime të rënda. Policia ka iniciuar procedurën e hetimeve, shkruan tz.de.
Kosovari punonte si elektricist në një ndërmarrje në zonën industriale dhe në momentin kritik ndodhej në skelën lëvizëse. Për shkaqe ende të panjohura, skelja rrëzohet dhe personi bie me kokë disa metra poshtë, pa ndjenja në tokë.
Ai me këtë rast nuk po bartte helmetën e punës. Me lëndime të rënda koke ai është transportuar në spital.
Shërbimi kriminalistik i Policisë ka iniciuar hetimet në lidhje me këtë aksident pune., përcjell w.ch. Me urdhëresën e Prokurorisë Publike të Munihut 2, është porositur një ekspertizë e cila do të zbulojë rrjedhën e saktë të aksidentit./arbresh.info/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...