Në Policinë e Kosovës gjatë periudhës janar-15 tetor të këtij viti janë raportuar 23 raste të ndryshme prej gazetarëve. Kështu kanë thënë në Policinë e Kosovës për arbresh.info.
Policia ka bërë të ditur se rastet kanë qenë të ndryshme, duke përfshirë ngacmimin, ndërhyrjet në sistemet kompjuterike, lëndimet trupore, kanosjet e raste të tjera.
“Gjatë këtij viti (2017) deri në këtë periudhë ( janar -15 tetor 2017) kemi të raportuara rreth 23 raste: ngacmim 1 rast, ndërhyrje në sistemet kompjuterike 3 raste, lëndim (i lehtë) trupor 5 raste, kanosje 13 raste dhe legalizim i përmbajtjes së rreme 1 rast”, kanë thënë në Policinë e Kosovës.
Sipas tyre për të gjitha këto raste janë ndërmarrë dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme.
“Dërgimin/adresimin e rasteve tek prokuroria kompetente me raport të veçantë, ngritjen e kallëzimeve penale ndaj personave të dyshuar si dhe hetimin e rasteve tjera nga autoritetet kompetente”, kanë thënë në Policinë e Kosovës.
Të pyetur se çfarë janë duke bërë për t’i zbardhur rastet e gazetarëve të cilët janë kërcënuar, Policia e Kosovës ka thënë se sa i përket rasteve ku janë të involvuar gazetarët apo përfaqësuesit e mediave të ndryshme kjo e fundit, trajton këto raste me seriozitetin dhe korrektësinë më të madhe.
“Policia e Kosovës, ka ndërmarr dhe në vazhdimësi po ndërmerr veprimet e saj në pajtim me autorizimet ligjore që ka për të parandaluar rastet e tilla, në mënyrë që të krijohet një ambient i sigurt për të gjithë duke përfshirë edhe krijimin mundësive sa më të favorshëm për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të vet gazetarëve, qe njëkohësish edhe opinioni i gjerë (publiku) të jetë sa më drejt dhe korrekt i informuar lidhur me ngjarjet e ndryshme e ne veçanti ato që ndërlidhen me sigurinë e tyre”.
2 nëntori është Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit për krime kundër gazetarëve. Për këtë ditë edhe Bashkimi Evropian ka lëshuar njëdeklaratë përmes së cilës kërkon hetim të menjëhershëm të kërcënimeve apo sulmeve ndaj gazetarëve, shkruan arbresh.info.
Në deklaratë thuhet se BE-ja, do të përdorë të gjitha instrumentet për të rritur cilësinë e gazetarisë, qasjen në informimin publik dhe lirinë e shprehjes.
“BE do të vazhdojë të përdorë të gjitha instrumentet e përshtatshme të politikës së jashtme dhe instrumentet financiare për të rritur cilësinë e gazetarisë, qasjen në informimin publik dhe lirinë e shprehjes. BE luan një rol kyç në financimin e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias (ECPMF) dhe siguron mbrojtje të synuar përmes programeve të Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Evropian./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...