221 grabitje gjatë këtij viti, shpeshtohen edhe vjedhjet e bankave

07:00 | 8 Nëntor 2018
Arbresh.info

Dukuria e vjedhjes së Bankave në Kosovë, është shpeshtuar kohëve të fundit. Bankat e ndryshme në vend po atakohen nga grabitës, të cilët po i grabisin këto banka.

Ndonëse në raportet policore raportohet për këto grabitje, të pakta janë informatat që kryesit e kësaj vepre janë gjetur.

Policia e Kosovës në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se gjatë nëntë mujorit të këtij vitit kanë ndodhur 221 grabitje duke mos cekur numër të saktë të grabitjeve në banka.

“Policia rastet i emërton dhe evidenton bazuar në Kodin Penal te RKS-së. Kështu, në kapitullin e veprave penale kundër pasurisë hyn edhe grabitja. G gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti kanë ndodhur 221 raste të grabitjeve (tek kjo shifër hyjnë edhe grabitjet në banka)”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Analisti i lëmisë së ekonomisë, Musa Limani në një përgjgije për arbresh.info ka thënë se vjedhjet paraqiten për shkak të situatës jo të mirë sociale.

“Dikush e then bankën për shkak të shërbimit jo të mirë bankar, por bëhen prej qëllimeve të caktuara dhe një prej tyre është arsyeja sociale, që është më e vogël sesa arsyet tjera. Por mendoj që këto dukuri negative që paraqiten tek ne duke përfshirë thyerjen dhe vjedhjen e bankave tregon që siguria tek ne nuk është në nivelin e duhur. Në kontekst të saj vërehen që gjobat nuk janë të ashpra, nuk janë adekuate që do të ndikojnë në ndaljen e këtyre dukurive që janë të papranueshme qoftë nga aspekti moral apo juridik”, ka thënë Limani duke shtuar se për shkak të shërbimit jo të kënaqshëm nuk do të thotë se duhet të vidhet ose të thehet një bankë.

Limani ndër të tjera ka thënë se për këto raste mbeten përgjegjëse organet si policia e gjyqësia.

“Kjo mebtet një detyrë që organet përkatëse në këtë rast policia dhe gjyqësia të jenë më aktive në çasjen e ndjekjeve të këtyre grupeve, individëve me masa adekuate duke u bazuar në ligjet në fuqi”, përfundoi ai./V.Berisha/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme