Bashkatdhetarët vazhdojnë të dërgojnë para për familjarët e tyre në Kosovë edhe përkundër pandemisë e cila po rrezikon ekonominë e çdo vendi dhe të ardhurat e çdo qytetari.
Bazuar në statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës dërguar arbresh.info nuk vërehet ndonjë dallim i madh i remitencave në këta tre muaj në kohë pandemie, me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në muajin mars të vitit të kaluar në Kosovës mërgimtarët kanë dërguar 71.7 milionë euro e cila për periudhën e njëjtë të këtij viti është më e ulët me 61.7 milionë euro.
Muajin prill të vitit 2019 mërgimtarët kanë dërguar të ardhura në vlerë prej 68.8 milionë euro shifër e cila për periudhën e njëjtë është po ashtu më e ulët me 60.3 milionë euro.
Ndërsa për muajin maj vërehet një rritje e të ardhurave krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar ku shuma e dërguar për këtë vit është 100.7 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë e vitit të kaluar e cila është 78.4 milionë euro.
Arbnor Mjeku nga organizata Gremin, në një përgjigje për arbresh.info ka thënë se duke u bazuar në situatën e tanishme dhe vështirësitë e krijuara për shkak të Covid-19, duhet të ndjehemi të kënaqur sa i përket remitencave.
Ai ka theksuar se mos ardhja e bashkatdhetarëve në sezonin e verës për shkak të kufizimeve të lëvizjeve si pasojë e pandemisë, do të ndikojë në fuqinë blerëse dhe do të ketë pasoja për sektorët e ekonomisë.
“Nëse i shohim përgjatë muajve Mars-Maj kanë shënuar rritje gjatë vitit 2020 nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë të viteve të kaluara, mirëpo mosardhja e diasporës për shkak të kufizimeve të lëvizjeve si pasojë e pandemisë e sidomos tash ne sezonin e verës, do te ndikoj shume me uljen e fuqisë blerëse dhe pasoja për sektorët e ekonomisë. Andaj nëse vazhdon ky trend i njëjtë i remitencave, gjithsesi nuk mundë të mbulojë shumën e shpenzimeve direkte që diaspora ka bërë gjatë vizitave në Kosovë e sidomos në sezonin veror”, ka thënë Mjeku.
Ai ka thënë se të ardhurat nga diaspora janë aseti kryesor i vendit dhe se në kohën që gjendemi për shkak të pandemisë, bazuar në një studim të fundit tek udhëheqës të kompanive të ndryshme ata e shohin diasporën si një faktor kryesor të rimëkëmbjes së tyre.
“Udhëheqësit e Kompanive të ndryshme e shohin diasporën si një faktor kryesor të rimëkëmbjes së tyre, pra me një efekt të theksuar të shpërndarjes “spilover efekt” pra mbajtjen e theksuar të remitencave dhe konsumin e diasporës në Kosovë, gjatë vizitave të tyre e sidomos në sezonin e verës, ka deklaruar Mjeku.
Mjeku në fund shton se jo vetëm restorantet dhe tregtia por edhe industria ushqimore, ndërtimtaria, patundshmëria, bankat, gjitha shërbimet pa dallim, kërkojnë qe kategorikisht të merren të gjitha masat e nevojshme që të krijohen parakushtet për të mundësuar fluksin e bashkatdhetarëve nga diaspora gjate sezonit të verës, në numër sa më të madh./arbresh.info/Rina Rexhepi/
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...