Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë homazhe me rastin e 22 vjetorit të masakrës së Vushtrrisë.
Tahiri derisa ka bërë homazhe ka thënë se as pas 20 vjetësh nuk ka drejtësi, dhe se kriminelët ende nuk kanë marrë dënimin e merituar, transmeton Telegrafi.
“Sot është ditë e dhimbjes së madhe për Vushtrrinë, dhimbja bëhet më e madhe për faktin se as pas 20 vjetësh nuk kemi pas drejtësi, se kriminelët që e kanë bërë këtë nuk e kanë marrë dënimin e merituar. Por, ne nuk do të ndalim duke kërkuar drejtësi”, deklaroi ai.
Tahiri tha do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, dhe që ky është misioni i tyre, e borxhi që ua kanë martirëve.
“Gjaku i martirëve, dëshmorëve janë themelet e lirisë, ata kurrë nuk do të harrohen”, tha ai.
Tahiri pohoi se të gjitha varrezat do të rregullohen njësoj.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK