Sot bëhen 22 vjet që nga rënia e heroit të Kosovës, Sali Çekaj.
Gjeneral Çekaj ra dëshmor në betejën e Koshares më 19 prill 1999.
Ai njihej ndryshe me nofkën Veterani ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe aktivist i madh i kombit shqiptar. Lindi më 22 qershor 1956 në fshatin Broliq të Komunës së Pejës dhe ra dëshmorë më 19 prill 1999 në Koshare, gjatë luftimeve me forcat serbe. Mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares, në Betejën e Loxhës dhe në disa beteja të Luginës së Baranit si komandant i Brigadës 134.
Që nga viti 1991 ai organizoi me sukses sulme guerile ndaj stacioneve policore serbe në shumë fshatra të Rrafshit të Dukagjinit. Pas vdekjes iu dha mirënjohja Hero i Kosovës.
Sali Çekaj ishte një figurë poliedrike, shumë dimensionale e cila ngërthen në vete të gjitha ato veti që rrallë herë në histori mund ti gjejë të kompletuar te një personalitet udhëheqës të cilin e bëjnë të pranueshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë.
Tek Sali Çeku i gjeje vetitë e burrërisë tipike shqiptare, trimërinë, bujarinë, besnikërinë, dashurinë ndaj atdheut, familjes dhe shokëve.
Te Sali Çeku gjeje juristin, politikanin, oficerin, guerilin dhe intelektualin e madh i cili dinte në mënyrën më unikate që të gjitha t’i fus në shërbim te çështjes madhore kombëtare.
Figura e ti ka nevojë për një studim të mirëfilltë shkencorë adekuat, e cila do ta zbërthej nga i gjithë kompleksiviteti i saj dhe të dali në pah e gjithë e vërteta të cilën e ka mbuluar pluhri i harresës nga injoranca e elitës totalitare bolshevike.
E tëra kjo bëhet me të vetmin qëllim që të i vazhdohet jeta gënjeshtrës se madhe historike, e cila u ndertua nga hajnat e historisë mbi te cilën ndërtuan karrierën e tyre politike dhe sot qëndrojnë në majat e pushtetit në Kosovë.
Aktivitetin Patriotik Sali Çekaj e filloi në vitin 1981 ku demonstratat masive gjithëpopullore e gjejnë në mesin e tyre.
Ndryshimet e mëdha politike të viteve 1990 e gjejnë në krye të udhëheqjes politike në Komunën e Deçanit. Ai vihet në ballë të të gjitha kërkesave gjithëpopullore të kohës, siç ishin protestat tubimet dhe marshimet drejt Prishtinës në përkrahje të minatorëve të Trepçës.
Ai doli haptas në përkrahje të tyre në emër të të gjitha strukturave dhe udhëheqjes së Komunës së Deçanit. Ishte në ballë te luftës politike kundër ndryshimeve kushtetuese, dorëzimit masiv te librezave te LKJ e cila filloi pikërisht në gjykatën komunale ku e kishte bazën. Jo rastësisht kjo gjykatë u quajt çerdhe e nacionalizmit shqiptar nga UDB. Ishte njëri nder themeluesit e LDK dhe pluralizmit në Deçan, ishte edhe kryetar KKPP.
Ishte njëri nder hartuesit kryesor te statutit komunal në bazë te kushtetutës se Kaçanikut./Wikipedia/arbresh.info/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...