Gjykata Themelore në Ferizaj i ka dënuar me me 22 vjet burgim dhe 3 mijë e 500 euro gjobë tre të akuzuarit për grabitjen e para dy vitesh në Shtime.
Të pandehurit akuzohen se më 07.08.2019, në fshatin Petroviq komuna e Shtimes, të duke vepruar si anëtar të grupit, me dashje dhe përgatitje paraprake si dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fillimisht janë takuar në Prishtinë, janë marrë vesh mes vete lidhur me veprimet e secilit nga ta, ashtu që me veturën të cilën e ka drejtuar tani i ndjeri F.G., janë nisë në drejtim të Shtimes, ndërsa me të arritur në fshatin Petroviq, e kanë ndalë veturën, me ç’rast të pandehurit A.T dhe A.M. kanë qëndruar në veturë duke pritë në gjendje gatishmërie, ndërsa i ndjeri F.G. dhe i pandehuri A.T.1. dalin nga vetura, të maskuar dhe të armatosur, nisen në drejtim të shtëpisë së të dëmtuarit, depërtojnë me forcë në brendi të shtëpisë dhe nga dhoma ku i dëmtuari kishte vendosur paratë e sjella nga Zvicra, arrijnë të marrin shumën e të hollave prej 24.000 franga zvicerane dhe një orë dore të markës ‘Rolex’ në vlerë prej 15.000 franga, por që në dalje të shtëpisë, përkatësisht në terasë, zihen në befasi nga pronari i shtëpisë-i dëmtuari në kryerjen e aktit të vjedhjes, prandaj me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajnë, përdorin forcën dhe kanosjen serioze duke sulmuar jetën dhe trupin e të dëmtuarit, ashtu që fillojnë të përleshen, me ç ‘rast gjatë përleshjes i dëmtuari N.N plagoset me armë zjarri.
“Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin A.T.. për veprën penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro, të pandehurin A.M. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro dhe të pandehurin A.T.1. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijepesëqind (1.500) euro”, thuhet në komunikatë.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës