Google ADS

22 vjeçarit i sekuestrohet një armë në Vushtrri

08:14 | 17 Dhjetor 2021
F.T

Një 22 vjeçarit i është sekuestruar armë mbrëmë në Vushtrri.

Policia njofton se sekuestrimi i armës është bërë kur vetura të cilën e drejtonte i dyshuari është ndaluar dhe gjatë kontrollit të detajuar është gjetur një pistoletë dhe tetë fishekë, për të 22 vjeçari nuk posedonte leje.

“Në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2021, Policia në Vushtrri, ka sekuestruar një armë. Sekuestrimi i armës është bërë në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndalur veturën të cilën e drejtonte i dyshuari, gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë’ dhe tetë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari B. F., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndërsa pas intervistimit,  me urdhër të prokurorit të rastit  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale  ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”, thuhet mes tjerash në njoftim. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme