Projekte të fushave të ndryshme të cilat do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve, do të mbesin pa u realizuar edhe gjatë vitit të ardhshëm.
Kjo pasi 22 komuna do të kenë më pak buxhet për investime kapitale se sa sivjet.
Një nga këto komuna është ajo e Ferizajt, e cila vitin e ardhshëm do të ketë 777 mijë euro me pak buxhet për investime kapitale se vitin e kaluar.
Kështu të paktën thonë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, të cilët kanë treguar se ka komuna të cilat do të kenë mbi gjysmë milioni më pak buxhet për investime.
Sipas ASK-së, Komuna e Ferizajt do të ketë më pak se 777 mijë e euro për investime kapitale krahasuar me këtë vit, ajo e Fushë-Kosovës më pak se 564 mijë euro, Hanit të Elezit më pak se 442 mijë euro, Podujevës më pak se 451 mijë euro, Deçanit më pak se mbi 694 mijë euro, e Vitisë më pak se mbi 496 mijë euro, si dhe ajo e Graçanicës mbi 652 mijë euro më pak.
Zyrtarët komunalë thonë se ulja e buxhetit për investime do të ndikojë në mosrealizimin e disa projekteve të rëndësishme. E ndërkaq deputetë të opozitës thonë se me buxhetin e vitit të ardhshëm, Qeveria nuk ka synuar zhvillimin ekonomik të vendit.
Buxheti për investime kapitale ka shënuar rritje për komunën e Prishtinës, Gjakovës, Kamenicës, Shtimes, e Skenderajt./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...