Vela për Brnabiqin: Mbreti i çmendur i Vuçiqit që vepron si kryeministre e Serbisë

17:10 | 23 Prill 2023
E.H

Blerim Vela, shef i kabinetit të Pesidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq.

Kjo e fundit përmes një postimi në Twitter ka thënë se kjo është dita kur geto e fundit evropiane legalizohet dhe legjitimohet, teksa ka komentuar procesin e zgjedhjeve në veri.

Lidhur me këtë, Vela ka thënë se “mbreti i çmendur i Vuçiq-it ka një dozë të lartë të shakave”.

“Njëri prej tyre ndodh të jetë ficus politik që vepron si kryeministre e Serbisë. Regjimi në Beograd kërkonte përmes ndërhyrjes zgjedhore të bllokonte zgjedhjet në veri të Kosovës. Tani që ata dështuan ata janë të zhveshur dhe duke bërë sulme qesharake”, ka shkruar Vela në Twitter./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme