Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim zëvendës shefin e misionit të FMN-së në Kosovë, David Amaglobeli.
Zëvendëskryeministri Bislimi i uroi mirëseardhjen z. Amaglobeli në vendin tonë, në vizitën e tij të parë në Kosovë. Përgjatë takimit zëvendëskryeministri Bislimi e njohu atë me aktualitetin në vend në rrafshin ekonomik dhe indikatorët makroekonomikë. Më tej u diskutua dhe mbi vizitën e ardhshme në Kosovë të stafit të FMN-së, përgjatë së cilës në mënyrë të zgjeruar do të njihen edhe më tej me situatën ekonomike në vend, përmes takimeve të ndryshme bilaterale me institucionet vendore.
Duke shprehur mirënjohjen për ndërveprimin e vazhdueshëm dhe të frytshëm me FMN-në, zëvendëskryeministri theksoi vlerësimin për pikëpamjet e ndara në këtë takim dhe vullnetin e gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...