21 vjet nga masakra ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës

08:27 | 3 Shkurt 2021
S D

Sot  janë mbushur 21 vjet që nga masakra e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, e ku  ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, të cilët ishin fëmijë, gra e pleq,  duke lënë të plagosur  shumë të tjerë, dhe u dëbuan diku rreth 12 mijë banorë shqiptarë.

Personat të cilët u vranë atë natë  ishin Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi.

Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MUP i Serbisë, në krye ish-komandantin Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë.

Në anën tjetër Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviqin me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Kurse në janarin e 2018-së, Oliver Ivanoviq u vra me armë zjarri para zyrës së tij në Veri të Mitrovicës. Lidhur me rastin ende po vazhdojnë seancat gjyqësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme