Policia në Prizren kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë verifikimit është gjetur se shoferi ka drejtuar mjetin motorin edhe pasi i ishte konfiskuar patentë shoferi.
Në njoftim thuhet se 20-vjeçari i kishte të shqiptuar edhe 19 kundërvajtje të cilat nuk i kishte përfillur, përcjell Arbresh.info.
Të njëjtit, policia ia ka konfiskuar veturën si dhe i është anuluar leja e vozitjes për të gjitha kategoritë.
“Gjatë verifikimit është gjete se kundërvajtësi në fjalë edhe pse e kishte të konfiskuar patentë shoferin në bazë të ligjit 05/L-088 nga neni 55.3, i njëjti edhe më tutje ka vazhduar të drejtonte mjetin motorik ku i kishte të shqiptuara edhe nëntëmbëdhjetë (kundërvajtje) vazhdime ndalesë e përkohshme të cilat nuk i ka përfill kundërvajtësi”, thuhet në njoftim.
“Me këtë raste policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Prizren kanë konfiskuar mjetin motorik në bazë të ligjit 08/L-0186 nga neni 246 paragrafi 6 , si dhe i anulohet leja e vozitje për të gjitha kategoritë ne bazë të nenit 245 paragrafi 7”, njofton policia./Arbresh.info
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag