Policia e Kosovës ka ndaluar një 21 vjeçar, i cili dyshohet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i dyshuari A.O, 21 vjeçar është ndaluar rreth orës 11:00 sot gjatë ditës në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë, sot rreth orës 11:00, kanë ndaluar një veturë të tipit Porsche, në rrugën
“Bill Klinton” Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: -një (1) revole të tipit TT , si dhe -8 fishekë”, ka thënë Ahemeti.
I njëjti sipas saj, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti.
I dyshuari A.O, mashkull 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës./arbresh.info/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...