21-vjeçari gjobitet me 300 euro, 3 pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit

08:50 | 15 Shkurt 2023
E.H

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj mbrëmë rreth orës 22:35 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinē, më saktësisht në fshatin Prelez i Muhaxherëve zhvilloi shpejtësi 133 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.

Bëhet e ditur se lidhur me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet L.RR i moshës 21 vjeçar i shqiptoi një gjobë 300 euro , 3 pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit, njofton PK përcjell arbresh.info.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme