Google ADS

21 raste të u raportuan në Polici, pati edhe të dehur që shkuan në qendër të vendvotimit

16:52 | 14 Nëntor 2021
L G

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri tash janë raportuar 21 raste që kanë të bëjnë me keqpërdorim në qendrat e vendvotime.

Këto raste, sipas policisë kanë të bëjnë me ndërhyrje në votim, fotografim i votës, blerje e votës, falsifikim i bexhit, por edhe të dehur të cilët kanë shkuar në qendra të vendvotimit, shkruan arbresh.info.

“Bazuar në informacionet e deritanishme të siguruara nga të gjitha drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës, deri më tani janë pranuar rreth 21 informacione të ndryshme, të cilat përmbajnë kryesisht raportime rreth; ndërhyrje në votim (1), fotografim të votimit (5), fjalosje në qendër të votimit (1), grumbullim të personave në afërsi të qendrave të votimit (7), blerje e votës (2), kanosje (1), bezdisje e qytetareve (1), falsifikim i dokumentit të bexhit (1), person i dehur në qendër të votimit (1) dhe mosmarrëveshje në qendër të votimit (1) informatë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këto raste, sipas policisë kanë ndodhur në qytete të ndryshme ku po mbahen zgjedhjet komunale në balotazh.

“Nga këto 21 informacione të trajtuara, me vendim të prokurorëve kompetent deri më tani janë hapur tri (raste) prej tyre, (1) rast në Junik – Pejë ” Pengim i procesit të votimit” ku një person i dyshuar është ndaluar për 48 orë, (1) rast po ashtu në Junik – Pejë ” Prishje e rendit dhe qetësisë publike” ku personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt dhe (1) rast në Vushtrri ” Falsifikim i dokumentit”, i cili po ashtu ka vazhduar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit.
Andaj, Policia e Kosovës, inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre.

Policia e Kosovës, përmes hartimit të urdhrit operativ policor, me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet e saja policore lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor balotazhi 2021.

“Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor janë bashkërenduar dhe koordinuar aktivitetet e përbashkëta me Prokurorinë e Shtetit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përderisa në aspektin policor janë angazhuar një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim./ arbresh.info/

Raportoni;
Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose në adresën elektronike [email protected] si dhe në stacionet më të afërta policore.

Të ngjashme