21 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës nga COVID-19, tre prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë.
Kështu ka bërë të ditur Spitali i Pejës, raporton arbresh.info.
Me oksigjeno terapi janë duke u trajtuar 14 pacientë, ndërkaq një po trajtohet me respirator dhe një është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
“Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 pacientë është në respirator, 14 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 3 pacientë në gjendje më të rëndë. 1 Pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 237 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 1 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore. 249 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,669 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione. 141 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 88 Rëntgena, 33 EHO dhe 20 CT-ja”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...