Ka arritur në 21 numri i familjeve të fshatit Shipitullë dhe Hade që kanë arritur marrëveshje me Korporatën Energjetike të Kosovës për shpronësim.
Këtë e ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” drejtori për gazetën drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitetin në KEK, Skënder Bucolli.
“Ashtu siç kemi deklaruar edhe gjatë ditëve të fundit, pas reflektimit pozitivë të dy familjeve javën e kaluar, kemi pas një interesim të shtuar edhe nga banorët e tjerë për arritjen e marrëveshjes. Ky interesim tani edhe po konkretizohet, duke qenë se ka arritur në 21 numri i banorëve që kanë arritur pajtueshmëri për të lidhur marrëveshje me KEK-un, dhe momentalisht shumë nga këta banorë janë duke i finalizuar marrëveshjet te noteri sipas procedurave në fuqi”, ka thënë ai.
Bucolli ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë banorëve të afektuar që t’i bashkohen këtyre 21 familjeve dhe ta zhbllokojnë në tërësi situatën në të cilën po kalohet.
Me shpronësimin e tokave të familjeve në Shipitullë pritet të mundësohet zgjerimi i minierës për KEK-un dhe lehtësimin me furnizim me energji elektrike.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...