KQZ do të mbajë mbledhje sot, ky është rendi i ditës

08:46 | 22 Mars 2024
R J

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.

Mbledhja pritet të filloj nga ora 12:00.

Ky do të jetë rendi i ditës:

Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 16 dhe 17/2024;

 

Aktivitetet e SKQZ;

 

Aktivitetet e Zyrës:

Rekomandimi për regjistrim të partisë politike “PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR”.

Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Zgjedhore Nr.16/2024 Qendrat Komunale të Numërimit;

Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Zgjedhore Nr.14/2024 Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR);

 

Raport i Këshillave të KQZ:

Këshilli për Operacione Zgjedhore:

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Shqyrtimi dhe miratimi i Kodit të sjelljes për anëtarë të KKZ-së për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandit për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kroaci dhe Maqedoni të Veriut;

Shqyrtimi dhe miratimi i ftesës për pjesëmarrje në trajnimin e zyrtarëve zgjedhor, të organizuar nga Komisioni Kombtar i Zgjedhjeve të Koresë së Jugut;

Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes në çmimet e rrjetit global për drejtësinë zgjedhore;

Të ndryshme;

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme