Mbrëmë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë më saktësisht në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident me fatalitet ku si pasojë një person i moshës 56 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes
Sot gjatë ditës si rezultat i hetimeve të hetuesve të njësisë së trafikut rrugor, shoferi i kamionit i cili ka shkaktuar aksidentin mbrëmë është identifikuar dhe është arrestuar, transmeton Arbresh.info.
Lexo edhe:
Aksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, Policia jep detaje
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Avni Zahiti.
“Arrestohet i dyshuari për përfshirje në aksident trafiku me fatalitet.
Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin shoferin e automjetit transportues (kamion) i cili dyshohet për përfshirje në aksident trafiku me pasojë fataliteti i ndodhur dje me datën 5 janar 2024, rreth orës 16:43, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Stanovc, ku ka humbur jetën viktima (këmbësori) mashkull kosovar.
Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit m/sh/k, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë Zahiti./Arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë