Google ADS

204 raste aktive me COVID-19

07:30 | 28 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se numri i rasteve aktive me Covid-19 është 204.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 35 testime sa janë bërë.

Sipas raportit të fundit, nga Covid-19 dy persona kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 8 persona si dhe të hospitalizuar janë 15 të tjerë, ka njoftuar IKShPK./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme