Pas Bërnjakut, mbyllet edhe pika kufitare në Jarinjë

14:35 | 24 Shtator 2023
E.H

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se është mbyllur edhe pika kufitare në Jarinjë, për të hyrë në Kosovë nga Serbia.

Para Jarinjës, është mbyllur edhe pika kufitare në Bërnjak pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar pas vrasjes së një polici të Kosovës dhe plagosjen e një tjetri nga grupet kriminale serbe.

Kjo ngjarje ka ngritur reagime të shumta të krerëve shtetëror si dhe bashkësisë ndërkombëtare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme