Në një raport vjetor për mina tokësore thuhet se konfliktet e armatosura në Afganistan, Libi, Ukrainë dhe Jemen kanë kontribuar drejt një viti të dytë me shifra “jashtëzakonisht të larta” të viktimave nga minat.
Një raport i publikuar sot nga organizata fituese e Çmimit Nobel për Paqe, Fushata Ndërkombëtare për Ndalimin e Minave Tokësore ka identifikuar 8,605 viktima më 2016, nga të cilat 2,100 persona kanë vdekur, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Kombinimi i shifrave të vdekjeve dhe lëndimeve ka shënuar nivelin më të lartë që prej kohës kur ky grup ka mbledhur të dhëna më 1999, me numrin më të madh të fëmijëve të identifikuar ndonjëherë.
Të paktën 1,544 fëmijë janë lënduar nga minat, numri më i lartë nga viti 1999.
Prodhimi dhe përdorimi i minave ka rënë prej nënshkrimit të një Traktati për Ndalimin e Minave Tokësore më 1999.
Ky traktat është nënshkruar nga 162 vende anëtare.
Mianmari dhe Siria, të cilat nuk janë pjesë e traktatit, kanë qenë vendet e vetme ku forcat qeveritare kanë vazhduar të aktivizojnë mina gjatë vitit të kaluar, është thënë në raport.
Në raport po ashtu është theksuar se Ukraina është duke shkelur këtë marrëveshje për shkak të mospastrimit të territorit nga këto pajisje.
Fushata Ndërkombëtare për Ndalimin e Minave Tokësore ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1997./Radio Evropa e Lirë/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...