Shumë qytetarë të Kosovës po shpenzojnë shuma të mëdha për trajtim jashtë vendit. Kjo shifër ka arritur në 200 milionë euro në vit.
Në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë në largim të Kosovës, thonë se këtë vit janë ndarë mbi 5 milionë euro për programin e trajtimit të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore, raporton rel.
Janë 30 mijë euro të ndara për një pacient, si shumë maksimale që pacienti mund të përfitojë nga Ministria, për trajtim jashtë Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit 2016, ka ndarë rreth gjashtë milionë euro për programin e dërgimit të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore. Në vitin 2016, kanë qenë 1958 aplikime për shërbime shëndetësore jashtë Kosovës, të formave të ndryshme. Prej tyre, kanë përfituar 1.100 pacientë.
Kurse, shpenzimet për mbulimin e këtyre rasteve kapin shifrën prej 8 milionë euro. Rreth 2 milionë euro, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shpenzime shtesë dhe janë bartur si borxh për këtë vit.
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...