Google ADS

200 biznese arritën qasje në projektin GROW të MCC-së për energji të ripërtërishme

20:29 | 29 Shtator 2022
E.H

200 biznesee kosovare kanë arritur të kenë qasje në projektin GROW, i dizajnuar dhe financuar nga Millennium Challenge Corporation dhe Millennium Foundation Kosovo, që ka për qëllim të mbështesë investimet e bizneseve kosovare në energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë.

Specialistja e Zhvillimit të Sektorit Privat, Rozafa Ramadani-Mavriqi, ka thënë se qasja e parë që kanë pasur me bizneset për të parë interesin e bizneseve dhe ngritjen e vetëdijes për investime në energji të ripërtritshme dhe energji solare ka shkuar përmes odave ekonomike e shoqatave të ndryshme.

“Gjithashtu bashkë me konsulentët tanë e kemi dizajnuar një ueb faqe e cila quhet “growkosovo.com” dhe ku kemi vu të gjitha dokumentet dhe të gjitha informata për bizneset, gjithashtu kanë pasur mundësi që të japin të dhënat e tyre dhe të shprehin interesin që të marrin pjesë në këto punëtori, apo edhe në sesione njëmenjë ku kanë pasur mundësi të marrin asistencë teknike të personalizuar. Qëllimi i kësaj asistence teknike ka qenë që t’i vetëdijesojmë bizneset në aspektin procedural, se me çfarë dokumente mund të pajisen, cilat licenca duhet t’i marrin, çfarë kërkon banka nga ata, në këtë mënyrë jemi munduar ta krijojmë një ‘pipline’ të bizneseve, kemi synuar 100 biznese dhe kemi arritur që t’i kemi qasje në 200”, tha Ramadani-Mavriqi në Rubikon.

Ajo, tutje ka thënë se bizneset që mund të përfitojnë nga ky projekt janë nga sektorë të ndryshëm.

“Ka pasur biznese të sektorëve të ndryshme, përpunues të drurit, hotelerive, biznese që operojnë në fusha të ndryshme të gjitha kanë mundësi që të përfitojnë nga dritarja qoftë për panele solare, por gjithashtu në fusha të ndryshme të efiçiencës, qoftë të investojnë në një makineri që është më efiçiente apo të bëjnë termo-izolimin, ndërrimin e dritareve etj”, tha Ramadani-Mavriqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme