Google ADS

20 vjet nga dorëzimi i pengjeve të luftës nga UÇK’ja

23:18 | 6 Janar 2019
Arbresh.info

Serbët u kapën nga pjesëtarët e UÇK’së së Brigadës 141 ‘Mehë Uka’.
Tetë ushtarët serbë thuhet se janë trajtuar më mirë se robërit e luftës në vendet e tjera.

Veç ushqimit e telefonatave që mund të bënin atyre iu është lejuar tu shkonin në vizitë edhe mediat e huaja.

Ata ishin liruar pas pesë ditësh, por vetëm pasi Brigada 141 ‘Mehë Uka’ kërkoi që të shkëmbeheshin me nëntë ushtarët e UÇK’së nga zona e Llapit dhe ajo e Dukagjinit që ndodheshin në Serbi.

Deri tani ka pasur deklarata publike se pjesëtarët e forcave serbe u zonë nga Zona Operative e Llapit, por ish-komandanti i Brigadës 141 ‘Mehë Uka’ ka një koment për këtë.

“E vërteta është kjo. Bash në këtë vend janë zënë rob’, tha ai për Klan Kosovën.

Hysni Ahmeti tha se ngjarja e 6 janarit të 1999 në Bare të Mitrovicës ishte e veçantë meqë ishte hera e parë që faktorët ndërkombëtar e njohën si të vërtetë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme