Google ADS

20 vjet më parë u largua ushtari i fundit serb nga Kosova

15:19 | 16 Qershor 2019
L G

“Është koha për të shkuar”, kishte thënë gjenerali serb, Vladrimir Lazervic kur kishte urdhëruar tërheqjen e trupave serbe.

Me 9 qershor të 1999 u nënshkrua ‘Marrëveshja e Kumanovës’ e cila për dispozitë kryesore kishte tërheqjen e Ushtrisë Jugosllave dhe Policisë së Republikës së Serbisë nga territori i Kosovës.

Plani i tërheqjes ishte planifikuar në Prishtinë, që në 15 qershor në mesnatë asnjë ushtarë serb dhe polic të mos mbetet në Kosovës.

Por, ushtria serbe e lanë 12 orë më vonë që të largohen për shkak se duhej pritur që të largohej një kolonë ushtarake policore nga Mitrovica.
Me datën 16 qershor u larguan edhe ushtarët e fundit serb nga Kosova. Tërheqja e trupave serbe zgjati 11 ditë.
Pas largimit të forcave serbe filloj hyrja e trupave të KFOR-it në territorin e Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme