Kosova është tronditur këtë vikend nga dy ngjarje të rënda në Rrafsh të Dukagjinit.
Pas vrasjes së dyfishtë në Vitomericë të Pejës, është gjetur edhe një trup tjetër i pajetë.
Bëhet fjalë për një femër rreth 20 vjeçare e cila u gjet e vdekur në Gllogjan të Deçanit, e që dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.
Ndërkaq, lajmin për arbresh.info e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se vdekja e 20-vjeçares është konfirmuar nga mjeku kujdestar dhe se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Mëngjesin e sotëm në ora 06:10, Policia e Kosovës është informuar për një rast, kur ka mbërritur e ka gjetur një trup të pajetë. Vdekjen e ka konfirmuar kujdestari i Qendrës së Mjekësisë Familjare. Njësitet policore kompetente e kanë kryer vendshikimin, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Viktima është rreth femër rreth 20-vjeçare. Këto janë informacionet që ne i posedojmë deri më tani”, ka deklaruar Gashi.
Nga ana tjetër kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, duke treguar edhe emrin dhe duke publikuar fotografinë e saj.
“I tronditur nga lajmi për vdekjen e Heroina Mehmetaj nga fshati Gllogjan.
Me shpresën që qytetit tonë të mos i ndodhin më vdekje të tilla, nga zemra ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmetaj, zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, shkruan Ramosaj.
Lexo edhe:
20 vjeçarja nga Deçani gjendet e vdekur, policia po heton rastin
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...