Një vajzë 20-vjeçare nga Gllogjani i Deçanit është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e sotëm.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se vdekja e 20-vjeçares është konfirmuar nga mjeku kujdestar dhe se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Mëngjesin e sotëm në ora 06:10, Policia e Kosovës është informuar për një rast, kur ka mbërritur e ka gjetur një trup të pajetë. Vdekjen e ka konfirmuar kujdestari i Qendrës së Mjekësisë Familjare. Njësitet policore kompetente e kanë kryer vendshikimin, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Viktima është rreth femër rreth 20-vjeçare. Këto janë informacionet që ne i posedojmë deri më tani”, ka deklaruar Gashi./arbresh.info/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...