20 vjeçari që humbi jetën në aksident, dje u gjobit për tejkalim shpejtësie

14:26 | 22 Gusht 2017
M. A.

Pavarësisht gjobave që është dukë dhënë policia në trafik, duket se nuk po kanë efektin e dukur për të parandaluar numrin e madh të aksidenteve të cilat në të shumtën e rasteve po përfundojnë edhe me fatalitet.

20 vjeçari nga Podujeva, Arzen Salihu i cili humbi jetën nga një aksident i rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Sibovc rrugës për Podujevë, gjatë ditës së djeshme ishte ndaluar nga policia për tejkalim të shpejtësisë.

Burime të portalit arbresh.info bëjnë më dije se polici që ka gjobitur dje viktimën sot ka qenë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti dhe ka bërë ekzaminimin e veturës./arbresh.info

21013584-10213848433235037-1351628730-n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme