Rifat Ahmeti punonte ndërtimtar, ndërsa banorët e fshatit tregojnë se rruga ku vetura pësoi aksident është e rrezikshme. Sipas tyre, të rinjt kishin marrë një veturë me qera dhe nuk dihet se ku kishin shkuar mbrëmë, por duke u kthyer në shtëpi, Rifat Ahmeti humbi jetën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit të tij, Frashër i Vogël.
Për këtë aksident Policia e Kosovës ka dhënë detaje mëngjesin e sotëm.
“Rr. Faruk Spahija, Mitrovicë. 21.07.2018-22:00. Një mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar. Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa pasagjeri mashkull K/Shqiptar si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është duke u hetuar”, tha policia, transmeton Gazeta Express.
Kronike e zgjeruar me detaje për këtë rast sot në T 7, ora: 19:30.
Policia apelon për kujdes në komunikacion dhe respektimin e të gjitha shenjave të trafikut./Gazeta Express