Një shofer 20 vjeçar në Ferizaj ka goditur një 64-vjeçare.
Ky aksident ka përfunduar me fatalitet për të moshuarën, njofton Policia e Kosovës, shkruan portali arbresh.info.
“Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit Opel Combo, me targa lokale, E.K.. ( M/Shtetas i Republikës së Kosovës, 20 vjeç), nga pakujdesia, me anësoren e djathtë godet këmbësoren SH.J. (F/Shtetase e Republikës së Kosovës 64 vjeçare) , me c’rast e njëjta pëson lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e policisë rajonale.
Pas lëndimeve të marra 64-vjeçarja ndërroi jetë.
“E lënduara është dërguar fillimisht në emergjencë dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku rreth orës 13:30 min, nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara viktima ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë”, bëhet e ditur nga policia e Kosovës./arbresh.info/
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...