Me 20 mars seanca për ratifikimin e Demarkacionit (VIDEO)

17:34 | 15 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë është deklaruar optimist për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, raporton arbresh.info

Sipas Veselit me datën 20 mars do të mbahet vazhdimi i seancës për marrëveshjen e shënjimit të kufirit me Malin e Zi.

“Besoj fuqishëm me datën 20 mars do ta përfundojmë ratifikimin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi. Ky ishte edhe qëllimi i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, do të kemi vazhdimin e seancës të shënjimit të kufirit. Jam i bindur se do ta arrijmë këtë, është çështje e interesit nacional”, ka deklaruar Veseli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme