Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona në 14 lokacione në katër qytete të ndryshme të Kosovës të mërkurën, pas hetimeve disamujore të Prokurorisë Speciale. Sipas njoftimit, ata dyshohen për “hyrje të paautorizuar kompjuterike” dhe “mashtrim”.
Aksioni ka përfshirë qytetet Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë. Gjatë operacionit janë sekuestruar 120 mijë euro të gatshme, pesë automjete, mjete financiare të depozituara nëpër banka, pasuri të paluajtshme, 30 kompjuterë, 30 telefona, pajisje memorizuese dhe dokumente të tjera.
Sipas njoftimit të policisë, rreth 120 zyrtarë policorë kanë marrë pjesë në zbatimin e këtij plani operativ, ndërsa ka pasur edhe përfshirje të zyrtarëve gjermanë.
Për realizimin e masave të sigurisë, me urdhër të prokurorit nga Prokuroria Speciale, 10 persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa 10 të dyshuar të tjerë janë liruar dhe do të vazhdojnë procedurat e rregullta./Arbresh.info
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...