Vetëm 20 kilometra larg kryeqytetit, gjendet një parajsë natyrore ku vizitorët mund ta shijojnë natyrën, derisa shohin arinjtë duke kërkuar ushqim, duke u freskuar në pishina, apo duke fjetur nën hije të shkurreve.
Ekipa e Arbresh.info ka vizituar nga afër “Pylli i Arinjve Prishtina”, për të parë arinjtë dhe trajtimin e tyre.
Përveç arinjve, aty gjendet edhe një luan, i cili ishte po qëndronte i shtrirë në kasollen e tij.
“Pylli i Arinjve Prishtina” është strehimore e kafshëve në Kosovë, e cila ofron kujdes të veçantë për 20 arinjtë e murrmë të shpëtuar nga mbajtja private, por edhe për kafshët e tjera.
Me një hapësirë prej 16 hektarëve, rrethuar nga pyje të dendura dhe natyrë të paprekur, që nga viti 2013, “Pylli i Arinjve Prishtina” ofron të gjitha kushtet e nevojshme për strehimin dhe sigurinë e arinjve të keqtrajtuar.
Për ta kujdesen një personel prej 35 punëtorësh, të cilët kujdesen rregullisht që të ofrojnë kushtet si të ishin të lirë në natyrë.
Shujta e arinjve që u servohet këtyre arinjve përbëhet kryesisht nga pemë e perime si dhe fruta të thata.
Kurse luanit i servohet mish.
Vizitorët, gjithashtu kanë mundësinë të ecin në “Shtegun e Natyrës”, ku mund të mësojnë shumë gjëra interesante mbi mirëqenien e kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit.
Po ashtu, të gjithë vizitorët mund të informohen më shumë për historinë e secilit ari të shpëtuar.
Gjatë viteve të fundit, ky pyll është i shndërruar në një prej top vendet më të vizituara si nga vizitorët vendas, ashtu edhe ata të huaj.
“Pylli i Arinjve Prishtina” është projekt i organizatës ndërkombëtare për mirëqenien e kafshëve për kafshët nën ndikim direkt nga njerëzit, e cila shpërfaq vuajtjen, shpëton kafshët në nevojë dhe i mbron ato.
“FOUR PAWS”, ky projekt ofron strehë të përhershme për arinjtë e murrmë të cilët në të kaluarën janë shfrytëzuar si ‘arinj të restoranteve’ në Kosovë dhe Shqipëri./Arbresh.info/ Diellza Gashi/
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...