Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, sot është pritur në takim nga presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk.
Me këtë rast, kryeministri Hoti e ka njoftuar presidentin Tusk për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, e në veçanti për menaxhimin e pandemisë COVID 19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit, si pasojë e kësaj pandemie.
Po ashtu, kryeministri Hoti ritheksoi zotimin e Qeverisë për luftimin e korrupsionit dhe forcimin e rendit dhe ligjit.
Në këtë takim, është biseduar edhe për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast kryeministri Hoti theksoi nevojën urgjente për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi, duke potencuar se Kosova tashmë i ka përmbushur kërkesat e shtruara nga BE-ja për liberalizim të vizave.
Një ndër çështjet e diskutuara në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut me Serbinë. Kryeministri Hoti shprehu gatishmërinë e institucioneve të vendit për vazhdimin e dialogut, duke theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje finale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke.
Kryeministri Hoti dhe presidenti Tusk kanë biseduar edhe për rolin që ka LDK-ja në të gjitha zhvillimet politike në vend, si parti anëtare e Partive Popullore Evropiane (EPP).
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...