Zyra e Prokurorit të Specializuar në kërkesën e parashtruar më 24 prill 2024, prokurorja e specializuar Kimberly West ka thënë se që nga shqyrtimi i fundit për rishikimin e masës së paraburgimit për Krasniqin nuk ka pas zhvillime tjera që ndryshojnë rrethanat për këtë masë.
Prandaj, ZPS parashtron që pas dëshmisë së dëshmitarit të 53-të dhe zhvillimeve të tjera në këtë rast është shtuar domosdoshmëri e paraburgimit për Krasniqin.
“Që nga vendimi më i fundit për paraburgim, nuk ka pasur zhvillime që zvogëlojnë faktorët që mbështesin nevojën dhe arsyen për paraburgim. Së vërteti, vazhdimi i gjykimit me dëshminë e dëshmitarit të pesëdhjetë e tretë (53) dhe zhvillimet e tjera në rast shtojnë domosdoshmërinë e paraburgimit”, thuhet në parashtrimin e ZPS-së./rtk
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...