Sindikata e Zjarrfikëseve të Kosovës ka reaguar pasi Ministria e Financave ka përjashtuar këtë institucion nga rritjen e pagës për tre muajt e fundit, orët shtesë dhe ndërrimet e natës dhe festat.
Zjarrfikësit përmes një komunikate për media kanë thënë se ky vendim ka irrituar dhe indinjuar pa masë zjarrfikësit e Kosovës dhe sipas tyre, kjo tregon se zjarrfikësit e Kosovës janë në mëshirën e askujt dhe pa përkujdesje institucionale, shkruan Arbresh.info.
Ata kanë kërkuar urgjentisht që të ndërrohet ky vendim në mënyrë që të mbrohen interesat e zjarrfikësve.
Komunikata e plotë për media:
Më poshtë lexoni letrën e Sindikatës së zjarrfikësve drejtuar institucioneve:
Të nderuar përfaqësues te institucioneve shtetërore
Të ballafaquar me një situatë shumë të rënd sa i përket, organizimit, finacimit dhe menaxhimit te shërbimit të Zjarrfikikjes dhe Shpëtimit ne vendë, kemi vendosë qe edhe një here t’ju dërgojmë një letër publike për të shprehur pakënaqësitë dhe shqetësimet tona lidhur mos gatishmërinë e institucioneve vendimmarrëse qe kjo gjendje te përmirësohet dhe te sigurohen kushte normale për punë.
Të nderuar përfaqësues të institucioneve, vite me radhë ju kemi drejtua dhe kemi kërkuar nga institucionet vendimmarrëse që të rregullohet çeshtja e pa zgjedhur e Zjarrfikësve, por u neglizhua dhe u hesht pakuptimtë, asnjëherë nuk ju dha prioritet dhe rendësi shërbimit te Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, kësaj radhe ju kemi drejtuar me qëllim qe ketë herë mos te heshtni, por të ngriteni zërin te reagoni dhe të jeni në përkrahjen e Shërbimit të Zjarrfikësve, të drejtave te tyre të nëpërkëmbura vite me radhë, ti ndërpriteni shkeljet, diskriminimet, përbuzjet, denigrimet dhe qka jo tjeter, prandaj edhe një herë kërkojmë nga gjith ju, qe në vazhdimësi po na quani Heronj, ju lutem mos na quani Heronj, por kryeni obligimet dhe përgjegjësit qe keni para qytetarëve dhe institucioneve dhe të angazhoheni që çeshtja e zjarrfikësve te rregullohet ashtu siq e meritojnë Shpëtimtarët dhe gjithashtu të jeni në ngritjen e kapaciteteve të shërbimit të zjarrfikësve, çdo investim në Shërbim te Zjarrfiksëve është investim ne Sigurinë e qytetarëve qe ju kanë votuar dhe ju kanë zgjedhur për të përmirësuar shërbimet dhe te ofroni siguri per qytetaret.
Vendimi i ministrit te financave qe te ketë rritje per tre muajt e fundit, per orët shtesë nderimet e natës dhe festat per kategoritë tjera, Policinë e Kosovës, Shërbimin spitalor dhe Klinik te Kosovës, Ministrin e shëndetësisë , Atk- Dogana, Inspektoratin e Kosovës, Shërbimin korrektues te Kosovës duke i përjashtuar Zjarrfikesit, ka irrituar dhe indinjuar pa masë zjarrfikësit e Kosoves dhe kjo tregon se zjarfkesit e kosoves jan ne mëshirën e askujt dhe pa perkujdesje institucionale, andaj kjo padrejtësi duhet qe qe korrigjohet dhe edhe zjarrfikësit te perfeshihen ne ket rritje, ky veprim i Ministrit eshte i pa matur dhe diskriminues ndaj zjarrfikësve .
Prandaj kërkojmë, nga institucionet qeveritare, nivelit Qendror dhe Lokal, ministrive përkatëse, Deputetëve qe urgjentisht te veprohet dhe të angazhohen qe te rregullohet pozita e pa zgjedhur, që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve, të shqyrtohen gjendja e rend qe ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve, urgjentisht të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi, te krijoni kushte normale dhe ti kryeni obligimet që keni ndaj Zjarrfikësve të Kosovës, angazhohuni që shërbimi i të jetë funksional dhe të jete i gatshëm që të kryej misionin në mënyrë te dinjitetshme.
Mos definimi i kompetencave menaxhuese në mes të, MPB/AME dhe Komunave qe nga viti 2012, kurë është bër transferi nga Komunat ne MPB dhe që asnjëherë nuk u realizua, ka shkaktuar mjaft probleme dhe ka shkaktuar situatë mjaftë konfuze në ketë shërbim, ku asgjë nuk funksionon dhe askush nuk angazhohet që kjo gjendje te tejkalohet, qe të sigurohet vijë buxhetore dhe shërbimi të të jetë funksional, si pasojë e këtij vakumi institucional , pa status juridik të zgjedhur, pa definim te kompetencave menaxhuese, numri i vogël i stafit nen qdo kriter, mosha mesatare e zjarrfikësve afër te 50-tave, pa sigurime shëndetësore, pa pajisje personale të domosdoshme për mbrojtje dhe siguri në punë, me teknikë të stërvjetra, pa pajisje te sigurta për punë, te pa testuara dhe te pa kontrolluara sipas deklaratës së prodhuesit, përdorimi i tyre drejtpërdrejt rrezikon jetën e zjarrfikësit, pa përkujdesje institucionale sa i përket aplikimit të masave për mbrojtje dhe siguri në punë, vështirëson pa masë veprimtarinë tonë.
Ende zjarrfikësit nuk janë kompensua per vitin 2022, për orët shtesë, ndërrimet e natës, festat dhe orët jasht orarit, Kërkesat tona janë të drejta dhe legjitime të bazuara në ligje, zjarrfikësit janë shërbimi i vetëm qe nuk kompensohen për orët për ndërrime të natës, orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe fetare, kompensimet për lëndime ne vendin e punës, lëndimet eventuale te zjarrfikësve edhe në vendin e punës, te gjitha shpenzimet mjekësore duhet qe ti siguroj vet.
Shërbimi zjarrfikjes dhe shpëtimit meriton tretman tjetër, misioni i zjarrfikësve është shpëtimi i jetës së njeriut dhe te mirave materiale dhe kështu nuk e arsyeton qëllimin e themelimit.
Mos na detyroni që kërkesat tona të drejta ti kërkojmë ne forma tjera, mos na detyroni që të protestojmë, nuk është vendi i Zjarrfikësve në rrugë, por në shërbim te qytetareve dhe shtetit, andaj Veproni, për ndryshe pasojat do ti bartni ju. /Arbresh.info
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...