Zgjedhjet lokale, Abdixhiku i përgjigjet Osmanit

11:27 | 2 Qershor 2021
V. S.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të shkoj në takim sot të Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Këtë për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi.

“Po kryetari Abdixhiku do të marr pjesë në takim. Takimi do të mbahet në orën 16:15”, ka thënë Halimi.

Kujtojmë se Osmani ka ftuar edhe liderët e partive të tjera për t’u konsultuar rreth caktimit të datës për zgjedhjet lokale.

Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe partitë tjera LVV, PDK dhe AAK. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme