2 vjet burgim për “Lëndim i lehtë trupore”

16:00 | 9 Mars 2020
L G

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dy vjet burgim P.G për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, të dënuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga 12 janari i këtij viti.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur Aktgjykimin kundër  të akuzuarit P.G për veprën penale Lëndim i lehtë trupor, nga neni 185 par.3, nën par. 3.1 lidhur me par. 1 pika 1.4 , të KPRK-së. I akuzuari P.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në  kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, të cilin dënim i akuzuari do ta mbajë  pas  plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, bën të ditur gjykata.

Sipas njoftimit, të akuzuarit P.G në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 12.01.2020 dhe të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Gjykata po ashtu ka vlerësuar se në rastin konkret të pandehurit P.G duhet vazhduar paraburgimi, pasi që i njëjti është recidivist  i disa veprave penale të natyrës së njëjtë.

E dëmtuara N.N  për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.

Pala  ka  të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme