Google ADS

Viti i ri shkollor, Sveçla: Apeloj tek prindërit, fëmijët dhe ngasësit në komunikacion për respektim të rregullave dhe kujdes të shtuar

15:34 | 2 Shtator 2024
L G

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ministri i Punëve të Brenshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka uruar të gjithë fëmijët për mbarësi dhe suksese.

Po ashtu, përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka apeluar të nxënësit, prindërit dhe vozitësit për kujdes në komunikacion, raporton Arbresh.info.

“Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju uroj të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve mbarësi e shumë suksese. Shumë fëmijë sot nisin një kapitull të ri të jetës së tyre në bankat shkollore. Jam i bindur se me angazhimin e tyre, të mësimdhënësve e të të gjithë neve, ata e ato do të jenë e ardhmja e ndritur dhe shtylla e fuqishme e Republikës sonë”, shkruan Sveçla.

Ai po ashtu shkruan se prej disa javësh Policia e Kosovës ka realizuar aktivitete me fëmijë rreth vetëdijësimit të tyre dhe shoferëve mbi rregullat dhe sigurinë në komunikacion.

“Edhe këtë fillimvit shkollor, apeloj tek prindërit, fëmijët dhe ngasësit në komunikacion për respektim të rregullave dhe kujdes të shtuar.Gëzuar vitin e ri shkollor për të gjithë fëmijët tanë, puna dhe angazhimi ynë i përditshëm është në shërbim të së ardhmes suaj të sigurt e të ndritur”, shkruan ministri Sveçla.

Ndryshe, sot më 2 shtator ka filluar viti i ri shkollor 2024/2025.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacinit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se në koordinim me komunat, janë bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e këtij viti të ri shkollor.

Nagavci të shtunën ka theksuar se aplikimi i prindërve për subvencionim, proceduralisht sivjet ka qenë shumë më i lehtë, sepse sipas saj prindërit i kanë pasur llogaritë aktive.

Sipas saj, për libra kanë aplikuar 203 mijë e 407 prindër ose kujdestarë ligjorë, ku 200 e 1 mijë e 120 aplikues janë subvencionuar./Arbresh.info/

Të ngjashme