Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mori sot pjesë në vënien e gurthemelit të projektit “Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes”, projekt i bashkëfinancuar nga MAPL dhe Komuna e Klinës.
Kryeministri Kurti tha se ishte kënaqësi të ishte sot në Klinë me ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin dhe me inxhinierët e ”Hidrodrinit” me rastin e përurimit të ndërtimit të fundërruesve të cilët ujin e lumit e bëjnë ujë të pijshëm.
Ai tha se pavarësisht që Klina i ka gjashtë lumenj, fatkeqësisht i mungon uji i pijes, sepse uji i lumit vetvetiu nuk është ujë i pijes.
“Për t’u bërë ujë i pijes është i rëndësishëm ndërtimi i këtyre fundërruesve të cilët e bëjnë filtrimin e ujit dhe në këtë mënyrë nëpër shtëpitë e qytetarëve të Klinës ai bëhet ujë për përdorim për pije”, tha në deklarimin e tij para gazetarëve kryeministri Kurti.
Me këtë rast, kryeministri tha se sot është një ditë e gëzuar edhe për banorët e Klinës edhe për kryetarin Zenun Elezaj, për ministrin Elbert Krasniqi për Qeverinë e Republikës, duke uruar që do të vazhdojë bashkëpunimi i këtillë midis Qeverisë edhe Komunës dhe në Projekte të tjera me bashkëfinancim e me bashkëpunim.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, tha se ky projekt po realizohet në harmoni të plotë me premtimet e Komisionit Ndërministror që është themeluar nga kryeministri Kurti.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi u shpreh i lumtur që Komuna e Klinës është përcaktuar për këtë lloj të projektit nga i cili shumë dhe në mënyrë të drejtpërdrejt përfitojnë qytetarët e kësaj komune.
”Është e rëndësishme se i jepet një mundësi e mirë me zgjidh pjesën e parë të problemit të ujit të pijes në Klinë dhe sigurisht në diskutimet që i kemi edhe me Ministrinë e Ekonomisë në grupin tonë ndërministror që në të ardhmen të vazhdojë të kemi mbulueshmëri në krejt territorin e komunës së Klinës”, tha ministri Krasniqi.
Vlera e projektit është 849,921.83 euro, MAPL bashkëfinancon në vlerë prej 200 mijë euro, ndërsa vlera tjetër financohet nga Komuna e Klinës./Arbresh.info/
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...