Google ADS

Veliu: Ne takim nuk është diskutua për zgjedhje por për zgjidhje te problemeve

15:37 | 25 Prill 2018
V. S.

Pas përfundimit të tryezës nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tha së  ne tryezë  diskutuan problemet aktuale që e preokupojnë dhe është fat i mirë që kësaj tryeze ju kanë përgjigje të gjitha partitë, raporton Arbresh.info.

“Jemi marrë vesh që tryezat me fillue  me një rrotacion nga subjektet që janë te  interesuare për tryeza të tilla. Ndoshta javën e ardhshme do te jetë tryeza e radhës”  ka thënë ai.

Veliu ka thënë se në takim nuk është diskutuar për zgjedhje por për zgjidhje te problemeve.

“Vendi është në një krizë institucionale. Kjo qeveri nuk ka legjitimitet por ne jemi të interesuar që çështjet madhore ti qojmë  përpara dhe të arrijmë konsensus”.

Sipas tij janë përmend të gjitha temat e rëndësishme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme