Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka reaguar pas rastit në Malishevë ku një grua dyshohet se vdiq pas marrjes së shërbimeve stomatologjike.
Sipas njoftimit, Ministria përmes Inspektoriatit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave, përcjell Arbresh.info.
Tutje MSh ka thënë se do të angazhohen që të ofrohen të gjitha provat për dënime makismale ndaj kryesve të kësaj vepre të rëndë.
“Një ngjarje e tillë, në rrethana kur një qytetare humb jetën pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat Shëndetësor “Doktorat” të cilët kanë ushtruar veprimtari ilegale, është e patolerueshme dhe do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryersve të kësaj vepre të rëndë.”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se janë duke u shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtaritë e këtij institucioni privat.
“Të gjitha këto të dhëna janë në dispozicion të Policisë së Kosovës dhe Odës së Stomatologëve të Kosovës si organe kompetente në funksion të zbardhjes së plotë të rastit, me qëllim që autorët e kësaj vepre të rëndë të marrin dënimin e merituar.”, thuhet tutje.
Ndër të tjera, Minsitria i ka shprehur ngushëllime familjestë së ndjerës./Arbresh.info.
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...
Begaj dekreton Riza Podën si ambasador i Shqipërisë në Kinë
Prishtina e Re fiton ndaj Vjosës, shpallet kampione vjeshtor...