Google ADS

Tuneli Prizren-Tetovë, Aliu: Financimi do të ndahet proporcionalisht

15:02 | 12 Janar 2024
A Z

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se sot në Shkup është nënshkruar marrëveshja për bashkëfinancim të hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Prizren – Tetovë.

Aliu tha se financimi i këtij projekti, përfshirë tunelin në rrugën Prizren – Tetovë do të ndahet proporcionalisht në përputhje me gjatësinë e tij në secilën anë, ndërsa sipas tij, projektimi i secilës pjesë para dh pas tunelit do të jetë e financuar nga pala përkatëse.

Postimi plotë:

NJË TJETËR HAP I RËNDËSISHËM PËRPARA për rrugën Prizren-Tetovë

Sot në Shkup, nënshkruam marrëveshjen për bashkëfinancim të hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Prizren-Tetovë.
Financimi i këtij projekti, përfshirë ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, do të ndahet proporcionalisht në përputhje me gjatësinë e tij në secilën anë, ndërsa projektimi i secilës pjesë para dhe pas tunelit do të jetë i financuar nga palët përkatëse.

Kjo rrugë krijon një lidhje të sigurt dhe të qëndrueshme mjedisore të transportit për njerëz dhe mallra, duke forcuar edhe ndërlidhjen midis parqeve kombëtare, destinacioneve turistike dhe korridoreve rrugore në mes Republikës tonë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ndërkaq, si lidhje e dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i ofron dy qytetet dhe dy shtetet tona, gjithashtu mundëson krijimin e një korridori rrugor të ri me ndikim në skenën rajonale të Ballkanit, duke i lidhur jo vetëm Prizrenin me Tetovën, por edhe Prishtinën me Durrësin dhe Tiranën, përmes autostradës “Ibrahim Rugova”.

Falënderoj Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, nga Maqedonia e Veriut, Blagoj Boçvarski, si dhe zëvendësministrat Bekim Rexhepi dhe Hysen Durmishi, si dhe të gjithë ekspertët e ndryshëm, për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre të pamohueshëm në arritjen e marrëveshjes së bashkëfinancimit.
Kontributi i gjithsecilit është jetësor për zhvillimin dhe suksesin e këtij projekti, i cili ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik e infrastrukturor të vendeve tona si dhe integrimin rajonal./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme